Privatizohet konvikti ne Korce, banoret nuk pranojne te largohen (23 Qershor 2000)

2020-07-10 1

Lajme Arkiva 2000
Kjo ndërtesë deri në fund të viteve '80 ishte konvikt i Shkollës së Ndërtimit të Korçës. 10 vjet më parë këtu hynë disa familje, por "sheh rrushi rrushin dhe piqu". Familjet u bënë gjithsej 120. Përveç çatisë dhe mureve, gjithçka tjetër këtu është si në rrugë, që nga ujërat e zeza dhe plehrat deri tek ndarjet e improvizuara me lecka dhe plasmasë. Banorët shprehen për ndihmë dhe shumica janë hallexhinj ku nuk kanë ku të fusin kokën tjetër kund. Ata janë ish të përndjekurit politikë, gra të divorcuara, pleq dhe sakatë.
Tani atyre u ka ardhur një vendim i Bashkisë së Korçës për të privatizuar hyrjet e tyre. Banorët thonë se nuk janë kushtet që ajo godinë të privatizohet pasi nuk kanë ku të shkojnë për të jetuar. 400 njerëzit që banojnë këtu me të vërtetë ishin të zotët të zinin hyrjet, por kur vjen puna për t'i ndarë mes tyre dhe për të paguar para, të gjithë ngurojnë dhe shajnë shtetin./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/