Akuzat kundër Thaçit dhe Veselit, Balla: Kuvendi duhet të ketë një qëndrim të unifikuar

2020-07-10 0

TIRANE-Kryeministri Edi Rama sot fjalën e tij në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë ia do ia dedikojë lajmit të djeshëm për aktakuzën ndaj Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-Kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli. Ndërkohë Taulant Balla kërkoi që Kuvendi i Shqipërisë të ketë një qëndrim të unifikuar për këtë cështje.

"Ne si Kuvend duhet të kemi një qëndrim institucional, shumica përmes kryeministrit do ta ketë një qëndrim të qartë për këtë cështje dhe mendoj që Kuvendi, të merret me cështje të tilla serioze" tha ai. Prokurori i Specializuar në Hagë dje bëri publike aktakuzën ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish kreut të kuvendit Kadri Veseli për krime lufte.

Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim ku presidenti i Kosovës dhe ish kryeparlamentari, si dhe të tjerë persona akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Në Aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.