Ministri Angjeli donatoreve: Te pakesojme varferine ne vend (23 Qershor 2000)

2020-07-10 0

Lajme Arkiva 2000
Ministri i Financave Anastas Angjeli u ka kërkuar sot përfaqësuesve të vendeve donatore në Shqipëri, të ndikojnë pranë qeverive të tyre për gjetjen e mundësive financiare për zbatimin e programit kundër varfërisë. Ministri Angjeli pasi ka prezantuar këtë program disa ditë më parë dhe mori aprovimin e FMN-së dhe Bankës Botërore, ka ftuar ambasadorët dhe përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare, të fokusojnë vëmendjen në zbatimin e këtij programi.
Shqipëria tha ai është tërësisht e vendosur për të pakësuar ndryshimet e saj të zhvillimit në raport me vendet e tjera europiane dhe të shkojë drejt asocimit me Europën. Sipas kreut të Financave, varfëria është e përqëndruar kryesisht në zonat rurale, por ajo ka dhe aspekte të tjera. Cilësia e shërbimit arsimor dhe shëndetësor është shumë e ulët, rrugët e Shqipërisë janë në gjendje të vështirë, furnizimi me ujë nuk është i mjaftueshëm e të tjerë.
Janë pikërisht këto probleme më emergjente u shpreh Angjeli që do të fillojnë programin për redutimin e varfërisë. Përfaqësuesit e donatorëve pasi janë interesuar për detaje të mëtejshme të këtij programi, deklaruan se qeveritë e tyre do të studiojnë mundësitë për gjetjen e burimeve financiare dhe realizimin e kësaj strategjie./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange