Wake Up/ Komisioneri për Diskriminimin: Një shtet joserioz shton dhe heq minoritetet çdo 2-3 vjet

2020-07-10 0

Nisma e fundit e Ministrisë së Brendshme sipas kësaj të fundit ka gjetur dakordësinë e Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, ndërkohë që ka hasur kundërshtime nga Instituti i Historisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike por dhe Avokati i Popullit. Nga ana tjetër Komisionieri për Mbrojtjen nga Diskriminimi duket se ka disa kërkesa përsa i përket kësaj nisme. Robert Gajda, tha se çuditërisht, institucioni që ai drejton nuk është pyetur për këtë projektligj.
"Nuk jemi pyetur. Ne në përgjithësi kemi një marrëdhënie shumë të mirë me institucionet për të dhënë mendime për drafte ligjore, apo akte nënligjore etj, për minoritetet ndërkohë që në rastin konkret nuk e kemi pasur një bashkëpunim të tillë. Unë jam vënë në dijeni për këtë projekt nga mediat dhe nuk jam shumë i qartë nëse kjo nismë është ligjore apo akt nënligjor. E kemi evidentuar disa herë që në lidhje me aktet nënligjore për zbatimin e ligjit për pakicat kombëtare nuk kemi pasur një komunikim me Ministrinë e Brendshme nuk na ka kërkuar asnjëherë mendim ç'ka është e çuditshme në praktikën normale."- sqaroi pozicionim i tij mbi këtë nismë Robert Gajda Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi. I pyetur për çfarë ka hapur debat, që është pikërisht përcaktimi se mjaftojnë 300 veta për t'u njohur si pakicë kombëtare. Qëndrimi i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi është ky: "Nëse bëhet fjalë vetëm për kërkesë njohjeje, numri nuk përbën problem. Ajo që duhet të përbëjë problem janë kriteret që duhen vlerësuar për të qenë pakicë linguistike apo kombëtare. Unë shoh vështirësi aktualisht, për të njohur pakica të reja kombëtare sepse, ne e kemi një ligj që i ka njohur me listë të mbyllur 9 pakicat kombëtare, që do të thotë se nëse do të duhet të shtojmë pakica të reja kombëtare, duhet ndryshuar së pari ky ligj. Ne nuk kemi një ligj të përgjithshëm por kemi një ligj që përcakton specifikisht, 9 pakica kombëtare. Dhe për atë ligj është marrë shumë kohë janë bërë shumë debate, konsultime dhe diskutime. Dhe nëse do të futet një pakice e re kombëtare patjetër që do të ketë një debat shumë të madh. Kur është miratuar ky ligj për pakicat kombëtare nuk erdhi nga hiçi, por ka pasur studime paraprake për të arritur deri aty, dhe nuk është shumë normale dhe as serioze që një shtet çdo 2-3 vjet shton apo heq pakicat kombëtare."- tha Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel