Top News - Nuk ka 15 kushte/ KE-miratoni Reformën Zgjedhore

2020-07-10 0

Hapja e kapitujve per Shqiperine, per t?u anetaresuar ne Bashkimin Europian, eshte vene ne dileme nga interpretimi qe iu be dite me pare votimit nga parlamenti europian per ekzistencen apo jot e 15 kushteve . Komisioni Europian, në përgjigje të interesimit të Agjencisë Telegrafike Shqiptare për rrugën që duhet të ndjekë Shqipëria deri në konferencën e parë ndër qeveritare Shqipëri-BE për negociatat për anëtarësim thekson se, ?Konkluzionet e Këshillit në mars treguan qartë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria përpara konferencës së parë ndërqeveritare. Kjo ka të bëjë me miratimin e reformës zgjedhore, me sigurimin e financimeve transparente të partive politike dhe të fushatave elektorale dhe me sigurimin e zbatimit të vazhdueshëm të reformës në sistemin gjyqësor?.
E thene kjo , komisioni Europian na lene te kuptohet se nuk ka 15 kushte . Me tej ne sqarim KE shton se ?Shqipëria duhet të forcojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këto nuk janë 15 kushte. Trajtimi i fenomenit të aplikimeve të pabazuara për azil dhe sigurimi i riatdhesimeve dhe ndryshimi i ligjit të mediave në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias ishin gjithashtu përparësi të rëndësishme?

?Puna tashmë është duke vazhduar në këto fusha?, shton Komisioni Europian, i cili nënvizon se, ?miratimi i reformës zgjedhore është një kusht që Shqipëria do të duhet ta përmbushë përpara Konferencës së parë Ndërqeveritare. Bashkimi Europian ka mirëpritur marrëveshjen politike midis partive politike për reformën zgjedhore dhe ne shpresojmë që ajo të miratohet në parlament, pasi do t?i japë Shqipërisë një proces zgjedhor me integritet dhe standarde më të larta transparence, bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR?.

?Shumica dërrmuese e shqiptarëve e mbështesin perspektivën në BE të vendit të tyre. Është thelbësore që të gjithë liderët politikë të vazhdojnë të respektojnë aspiratat e pranimit në BE të shqiptarëve. Për të ecur përpara në rrugën e pranimit në BE nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç një dialogu ndërpartiak dhe zgjidhje me bazë të gjerë, siç u gjetën në të kaluarën për sundimin e ligjit dhe vetingun, që ne po i shohim të vihen në zbatim?, thekson KE për ATSH.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on T...