Prokuroria kerkon burgim te perjetshem per Zani Caushin - (27 Qershor 2000)

2020-07-10 1

Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Prokurori i çështjes ndaj Myrteza Çaushit, sot në konkluzionet përfundimtare të hetimit ka kërkuar burgim të përjetshëm, duke shpallur fajtor Çaushin për vrasjen e Robert Shehut dhe dajës së tij në vit më parë. Dy herë vrasje me paramendim në bashkëpunim ka qenë vepra penale, për të cilën prokurori Përparim Kulluri, ka kërkuar burgim të përjetshëm për Zani Çaushin.

Pas dëgjimit të pretencës, gjyqtari i çështjes i ka dhënë fjalën avokatëve të Zanit, për të bërë mbrojtjen e klientit të tyre, por dy avokatët kanë kërkuar 8 ditë kohë për të paraqitur provat e fundit për mbrojtje.

Në Mars të vitit ?99, Myrteza Çaushi u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Faktit Tiranë, në lidhje me akuzën, krijim bande e armatosur dhe vrasje. Por ka zgjatur vetëm tre muaj liria e Çaushit pasi pas vrasjes së dy personave pranë hotel Bolonja në Vlorë, ku mbeti i vdekur edhe shoku i Zanit, i njohur si Luçiano, policia u vu në kërkim të Çaushit për ta kapur pas disa ditësh në një operacion policor.

Në seancën tjetër do dëgjohen avokatët e më pas është radha e trupit gjykues të Vlorës, për të dhënë dënimin ndaj Myrteza Çaushit./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange