Fileto pule caprese në verë të bardhë nga zonja Vjollca

2020-07-10 1

Fileto pule caprese në verë të bardhë
Përbërësit:
500 gr fileto pule
Kripë dhe piper të zi
Pak miell
1 qepë e vogël
1 thelpi hudhër
1 lugë gjelle majdanoz I grirë
Borzilok
10 ullinj të zi
1/2 gotë verë të bardhë
3 lugë gjelle pure domate
2-3 domate mesatare
200 gr mozzarella
Pak vaj ulliri
Përgatitja:
Presim fileton në feta të holla, I marinojmë me kripë dhe piper të zi dhe I pudrosim shumë lehtë me pak fare miell. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim filetot nga të dyja anët.
Shtojmë në të një qepë të vogël të grirë hollë, I lugë gjelle majdanoz I grirë imët dhe hudhër po ashtu imët, pak borzilok dhe 10 kokrra ullinj të zi I kaurdisim sa qepa të zbutet dhe I shuajmë me verë të bardhë. Pasi alkooli I verës të avullojë shtojmë pak pure domate.Vendosim mbi filetot nga 1 ose 2 feta të holla domate, borzilok të copëtuar dhe mbulojmë ato me djath mozzarella. Vendosim kapakun dhe e lëmë deri sa djathi të shkrijë dhe të mbulojë sipërfaqen e mishit. Mund ta shërbejmë dhe me patate furre.