Më në fund pas muajsh diskutime për të arritur një kod të ri zgjedhor 'shtëllunga' tymi të bardhë kanë dalë nga Këshilli Politik. Mbrëmjen e sotme (24 qershor) pas më shumë se 4 orë mbledhje anëtarët e Këshillit Politik dolën dhe dhanë lajmin e mirë "puna me kodin zgjedhor u mbyll. U arrit një kod që është i gjithëpranuar".