Dy të viktima nga COVID brenda ditës, ndërrojnë jetë një vajzë 34-vjeçe dhe një 90-vjeçar! 67 raste

2020-06-24 3

Në 9 ditët e fundit janë shënuar 13 viktima, 48 në total/ Dy persona kanë humbur jetën nga COVID-i ditën e sotme. Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë një 34-vjeçare nga Librazhdi, e cila prej disa ditësh ishte në gjendje të rëndë dhe e intubuar në spitalin Infektiv. Viktima më e re me COVID në Shqipëri. Ndërkohë që rreth orës 15:00 vdiq një 90-vjeçar. Megjithatë, një lajm optimist është se në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, mes tyre 7 mjekë dhe infermierë.