Fushata për zgjedhjet e 15 korrikut, nën masa parandaluese ndaj virusit

2020-06-24 0

Dita e parë e fushatës zgjedhore i gjeti të gjitha partitë në terren në kërkim të votave më 15 korrik. Aktivitetet e intensifikuara i filluan nga lokacione të ndryshme kurse bartësit e listave të kandidatëve dhe liderët e partive kishin fjalën kryesore. Partitë gjatë aktiviteteve të tyre si në takime me qytetarët, edhe në tubime të cilat nuk janë të ndaluara, janë të obliguara t?i nënshtrohen protokollit shëndetësor të Komisionit për sëmundje ngjitëse për mbrojtje nga infektimi.

Fushata dhe tubimet
- Të sigurohet distancë prej 1.5 metër deri në 2 metra,
- Maska është e domosdoshme në ambiente të mbyllura, kurse në ambiente të hapura vetëm kur nuk sigurohet distanca,
- Të bëhet dezinfektim dhe larje e rregullt e duarve.

Fushata derë më derë
- Të bëhet me pajisje mbrojtëse,
- Të respektohet distanca,
- Aktivistët të mos hyjnë brenda në shtëpi por vetëm deri te dera ose jashtë objektit.

Takimet në shtabet partiake
- Rekomandohet të bëhen jashtë. Nëse bëhen brenda, kjo të jetë sipas rregullave,
- Të mos zgjasin më shumë se dy orë,
- Të mos ketë më shumë se dy aktivistë në sportel.

Transportet partiake
- Të bëhen me automjete me vetëm 50% të kapaciteteve të mbushura,                                                                                                                                  - Organizatorët të sigurojnë dezinfektimin e mjetit.

Paraprakisht, partitë janë zotuar se do ta respektojnë protokollin. Fushata zgjedhore do të zgjasë deri më 12 korrik. Më 13 korrik votojnë personat në izolim dhe të infektuarit me virus korona. Më 14 korrik votojnë të sëmurët dhe të burgosurit. Në këtë proces, e paqartë është dita e heshtjes zgjedhore të cilën duhet ta definojë KSHZ-ja.

Fatlume Dervishi