#tvora #rtvoranews
Studentët e Fakultetit Ekonomik kanë dorëzuar në rektoratin e Universitetit të Tiranës një peticion ku kërkojnë të pajisen më diplomat e studimeve master. Rektorati i Universiteti të Tiranës ka reaguar në lidhje më këtë çështje dukë deklaruar se procesi i dorëzimit të emrave ka qenë i paligjshëm ndaj edhe i ka kthyer diplomat përsëri në fakultet pas 6 muajsh pritje.
Një mosmarrëveshje mes rektoratit të UT dhe Fakultetit Ekonomik kanë lënë 315 studentë pa diploma, për këtë arsye ata kanë dorëzuar një peticion ku kërkojnë zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Drejtori i kurikulave në Rektoratin e UT deklaroi se procesi i dorëzimit të emrave të studentëve për tu diplomuar nuk është ndjekur siç duhet nga ana e fakultetit.
Fillimisht emrat e studentëve duhet të dërgohen në rektorat e më pas në QSHA, por sipas përfaqësuesve të rektoratit institucioni i tyre është shmangur.
''Unë ju them, kanë sjellë karton, sepse kartoni i dilpomës ka kritere dhe formë ligjore në mënyrën sesi del. Përgjegjësia është e QSHA-së në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Fakulteti Ekonomik që komunikoi në mënyrë jo zyrtare.''
Gjithashtu prej rektoratit pretendohet që nga fakulteti janë dërguar 11 numra matrikullimi më shumë se sa figurojnë studentë.
''Po ju dërgojmë 137 kartona. Ndërkohë, të lista bashkëngjitur me emërtimet e studentëve janë 126 studentë, 11 kartona nuk janë në listë.''
Një nga zgjidhjet e kësaj çështjeje është ridërgimi i emrave të studentëve sipas procedurës. Ndërkohë ditën e djeshme Rektorati ka kthyer diplomat në fakultet.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/studentet-e-ekonomikut-mbeten-pa-diploma-fakulteti-dergon-11-numra-matrikullimi-me-shum
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv