Jepet lekët e tërmetit në Kamëz, përfitojnë 771 familje - News, Lajme - Vizion Plus

2020-06-24 21

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas Shijakut nis shpërndarja e granteve edhe për familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit në Kamëz. Në përfundim të procesit të verifikimit rezultojnë të prekura 771 familje. EDI RAMAKRYEMINISTER I SHQIPERISENis dhënia e granteve të rikonstruksionit dhe riparimit të banesave individuale në Bashkinë Kamëz, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.771 familje, përfitojnë drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive të tyre në Kamëz.Qeveria do të paguajë një për një të gjithë banorët në nevojë për riparime të dëmeve të tërmetitShtatë muaj nga goditja sizmike, pjesa më e madhe e bashkive e kanë mbyllur verifikimin e dëmeve që la pas tërmeti. Në proces janë Kruja, Tirana dhe Durrësi.Rezulton se nga shuma e përfituar nga konferenca e donatorëve, ndihma e dhënë nga Komisioni Evropian, Gjermania, Katari, Sllovenia, Austria dhe Zvicra po investohen në ndërtimin e disa shkollave apo në projekte të tjera në zonat e dëmtuara nga tërmeti.