Një 27 vjeçar i rrezikshëm, i akuzuar për disa vepra penale është arrestuar sot nga Policia në Bulqizë në operacionin e koduar ?Vajkal?.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kapën dhe vunë në pranga 27-vjeçarin i cili është me precedent penal në fushën e krimeve ndaj personit dhe armëmbajtjes pa leje.
Mesohet se 27-vjeçari A.T, banues ne fshatin Vajkal, dyshohet dhe si bashkautor në një gjobëvënie, ngjarje e ndodhur më datë 19 qershor 2020, në Bulqizë. Gjithashtu per këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, në qershor 2019, ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest në burg? në mungesë, për veprat penale ?Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë? e kryer në bashkëpunim dhe ?Armëmbajtja pa leje?.
Ne qershor te viti 2019 27 vjecari, te ?Unaza e Re? ne Bulqizë, në bashkëpunim me vëllanë e tij ka qëlluar me armë zjarri, për motive të dobëta ka plagosur nje person.
Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se është bashkautor i ngjarjes së ndodhur nje jave me pare ne Bulqizë, ku në bashkëpunim me shtetasin F. Sh., kanë kërcënuar për gjobëvënie një biznesmen, si dhe kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, në momentin që kanë konstatuar se po ndiqeshin nga Policia.
Policia bent e ditur se po vijon operacioni për kapjen e shtetasit F. Sh., për gjobëvënie dhe armëmbajtje pa leje.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#Arrested#TopChannel