Konflikti Kule-Koni mban 'peng' studentët, prej një viti sorollatje për diplomat: E çojmë në gjykatë

2020-06-24 1

TIRANE-Një konflikt mes dekanit të Fakultetit Ekonomik Dhori Kule me rektorin Mynyr Koni ka lënë pa diploma studentët prej një viti. Dekani Dhori Kule nuk i ka dërguar lisat e studentëve te rektori sipas procedurës, por direkt te Qendra e Shërbimeve Arsimor dhe tashmë Mynyr Koni nuk i firmos. Drejtori i Kurrikulave Albano Zhapaj pasi takimit me studentët kërkoi që fakulteti Ekonomik të dërgojë listat te rektorati dhe më pas ky institucion ia përcjell QSHA-së për të mbyllur historinë. Studentët që po sorollaten prej një viti, i kanë lënë afat 10 ditë rektoratit që të firmosë diplomat, pasi në të kundërt çështjen do ta dërgojnë në gjykatë.

"Ne diskutuam me drejtorin e Kurrikulës, i paraqitëm problemin, kemi një kërkesë, brenda 10 ditësh, se ka kaluar më shumë se një vit pa u pajisur me diploma. Ai na shpjegoi korrespodencat, por nuk kemi pasur një zgjidhje. Ne kërkojmë të na vendosë në dispozicion dokumentacionin. Çështja çalon këtu, në 2017 kur studentët janë regjistruar, fakulteti nuk i ka përcjellë listën rektorit, por QSHA-së, kjo është në shkelje. Por QSHA ia ka vendosur në dispozicion listën e studentëve rektoratit, që e ka njohur këtë listë, diplomat janë dërguar paraprakisht, por dje janë kthyer pasi sipas rektoratit duhet ndjekur procedurë tjetër.