Sot, Këshilli Politik/ Diskutohet propozimi i tretë i PD

2020-06-24 0

Kanë mbetur vetëm 6 ditë deri në përfundim të afatit për Reformën Zgjedhore dhe sot ka një tjetër mbledhje të këshillit politik, ku do diskutohet propozimi i 3-të i opozitës jashtëparlamentare për KQZ.


Pas dy refuzimeve të njëpasnjëshme opozita jashtëparlamentare i ka dërguar mazhorancës propozimin e tretë për formulën e përzgjedhjeve së trupës të Komisionit Qendror të ri të Zgjedhjeve.

Sipas propozimit te opozitës përzgjedhja e kandidateve bëhet në një komision parlamentar, ku opozita jashtëparlamentare do të ketë një përfaqësues të vetin me të drejtë vetoje. Ky përfaqësues zgjedh 2 nga 5 anëtarët të Rregullatorit dhe 2 nga 5 anëtarët e Komisionit të Apelimit e Sanksioneve, ndërsa shumica zgjedh 3. Më pas Kuvendi miraton ose rrëzon në bllok të 5 të përzgjedhurit.

Sa i takon Komisionerit Shtetëror të zgjedhjeve opozita propozon që Partia Socialiste të zgjedhe 4 kandidatë, përfaqësuesi i opozitës politike përjashton 2 dhe Kuvendi zgjedh 1 nga 2 të mbeturit. Më herët, negociatori socialist Damian Gjiknuri kërkoi mbledhjen e tryezës politike ditën e mërkurë në ora 17.00 për të miratuar të plotë draftin e amendimeve për Kodin e Ri Elektoral për t?ia përcjell Komisionit të Posaçëm parlamentar për miratim brenda datës 30 qershor.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#KeshilliPolitik#PD#TopChannel