Top News - Laç, vrasja e dyfishtë/ Zbardhen tre bashkëpunëtorët

2020-06-24 0

Pas arrestimit të Eduart Lamajt si autor i vrasjes së dyfishtë që ndodhi në 30 majin e këtij viti, ku humbën jetën Bujar Lika dhe Paulin Gjergji, Policia intensifikoi veprimet për të gjetur edhe provat e fajësisë. Ne media, jane zbardhur dhe emrat e tre bashkepunetoreve te Eduard Lamajt te cilet jane shpallur edhe ne kerkim. Ata jane, 31 vjecari Ilir Xhepaj, 31 vjecari Elson Alija dhe 21 vjecari Klaudio Perkola.

Nje dite me pare, policia bëri të mundur edhe sekuestrimin e makinës së përdorur nga autorët, ndërsa bëhet e ditur se mjeti ishte fshehur nga autorët në periferi të Tiranës.
Eduart Lamaj 30 vjeç dyshohet si autori kryesor i vrasjes së dyfishtë që ndodhi në një hotel në Laç. Autori, pas vrasjes u fsheh tek e motra në Tiranë. Ai mori nje plagë në këmbë, për shkak të një plumbi që mori gjatë shkëmbimit të zjarrit. Për këtë arsye ai shkonte në një klinikë private për të marrë trajtim mjekësor.

Policia arrestoi edhe dy mjekë të këtij spitali, Besim Lama 46 vjeç dhe Viktor Marku 42 vjeç, për shkak se të dy kundrejt pagesës pranuan që të mjekonin Eduart Lamajn dhe këtë e bënë ilegalisht, duke mos njoftuar policinë. Ata do të përballen me akuzat e moskallëzimit të krimit dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Kanë qenë, kamerat e sigurisë por kryesisht pikat e gjakut që grupi hetimor mori nga vendngjarja, ku Lamaj mbeti i plagosur, të cilat çuan në identifikimin e tij.
Për disa ditë me radhë, agjentë të krimit, e kanë mbajtur nën vëzhgim autorin, për të gjitha lëvizjet e tij, por njëkohësisht i kanë përgjuar edhe celularin, çka coi në arrestimin e tij brenda spitalit ku po trajtohej ilegalisht.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Lac#Vrasje#TopChannel

Free Traffic Exchange