Lajme Arkiva 2000
Partia Demokratike vazhdon ende të shpresojë në ndonjë ndryshim të mundshëm në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe kodin elektoral. Sipas nënkryetarit të Partisë Demokratike Jemin Gjana, kjo nuk është një çeshtje e mbyllur megjithëse qëndrimet e mazhorancës vazhdojnë të jenë të paqëndrueshme. Pushtetarët e sotëm tha ai, e shohin shpëtimin e tyre vetëm me manipulimin e votave dhe mbajtjen e pushtetit kundër vullnetit të shqiptarëve.
"Partia Demokratike riafirmon gjithashtu qëndrimin e saj për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe deklaron se ky komision i përbërë vetëm nga njerëzit e Mejdanit dhe të afërm të drejtuesve të tjerë të lartë të koalicionit të majtë, militantë të Partisë Socialiste është jo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por komisioni qendror i manipulimit të zgjedhjeve."
Gjana ka deklaruar se Partia Demokratike nuk do të mbajë qëndrim ndaj partive aleate nëse paraqesin kandidaturën për emërimin e anëtarit të shtatë të KQZ-së. Kryetari demokristian Zef Bushati ka dhënë sot në një konferencë për shtyp, sinjalet e një pjesëmarrje të mundshme në KQZ./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/