Wake Up/ Dr. Arben Gjata: Kjo nuk është vala e dytë e COVID por, është pas valë

2020-06-24 2

Ditën e djeshme ka përfunduar dhe gjendja e fatkeqësisë natyrore. Por edhe pse afati ka përfunduar masat e marra, protokollet e sigurisë që tashmë janë vendosur në çdo aktivitet të jetës ekonomike dhe sociale do të vazhdojnë të ndiqen nën monitorime të rrepta. Sipas autoriteteve të shëndetësisë, shtimi i rasteve të reja me koronavirus javët e fundit në vend, por edhe rritja e numrit të shtrimeve në Spitalin Infektiv, ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të masave të vendosura nga vetë qytetarët apo bizneset. Nga ana tjetër si pasojë e situatës që ka ardhur duke u rënduar, ministria e shëndetësisë ka lajmëruar hapjen e spitalit të dytë COVID, një strukturë mbështetëse brenda QSUT për të përballuar fluksin në rritje të të prekurve me COVID19 që kanë nevojë për trajtim spitalor. Doktor Arben Gjatën, Koordinator i Task-Forcës për COVID19 dhe Rektor i Universitetit të Mjekësisë i pyetur nëse kjo që po kalojmë është vala e dytë e epidemisë së COVID ai u shpreh që jo. "Kjo është një pas valë njësoj sipas goditjet e tërmetit edhe kjo pandemi ka pas valën e saj."- tha mjeku i cili beson se vera do të jetë më e qetë përsa i përket përhapjes së virusit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Free Traffic Exchange