Prej gati dy vitesh tashmë, Belshi është kthyer në një nga zonat turistike më të frekuentuara sidomos gjatë fundjavave. Rikonceptimi i qendrës së qytetit e ktheu Belshin në një qytezë të vogël e të bukur buzë liqenit. Impakti i parë ishte tek bizneset aktuale, por edhe të tjera që u krijuan rishtazi. Liqeni i qytetit është krejtësisht i rrethuar nga rrugë pedonale, por edhe korsi biçikletash dhe në liqen ofrohen edhe shëtitje me anije. Liqeni i qytetit nuk është i vetmi, zona e Dumresë numëron 84 liqene karstike të cilat një pamje fantastike mund ta kenë vetëm nga lart. Dhe interesi duket se ka qenë i madh. Pikërisht zonën e Dumresë me pamje nga lart në një shëtitje me balonë kishte zgjedhur Arditi, djali nga Berati për ti propozuar të fejuarës së tij për martesë. E gjitha ndodhi live në Wake Up, ndërkohë që gazetarja e TCH, Bruna Kërçyku po na tregonte këtë atraksion turistik të ofron zona e Dumresë në 500 metra lartësi mbi balonë. Arditi kishte zgjedhur pikërisht këtë mënyrë origjinale që në ditën e tij të lindjes t'i propozonte të fejuarës. Një surprizë që ai pranoi ta ndante me publikun e Wake Up. Sigurisht që ajo tha PO, teksa u përlot nga gëzimi. E cila vajzë në botë do të mund ta refuzonte një propozim të tillë kaq të veçantë, kaq të bukur e mbi të gjitha kaq romantik.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel