Lajme Arkiva - Tv Klan 2000
Kanë mbërritur sot në aeroportin e Rinasit, grupi muzikor italian ?Piccolo Orchestra, Avion Travel?. Nesër ata do të këndojnë për fansat shqiptarë të muzikës italiane. Janë disa artistë të veçantë që luajnë muzikë bashkëkohore italiane, ndërsa ky koncert, i cili do të realizohet live në sheshin ?Skënderbej? është frut bashkëpunimi i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Ambasadës Italiane në Shqipëri dhe Institutit Italian të Kulturës.
Sot në aeroportin e Rinasit, grupi ?Avion Travel? është pritur nga Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve Edi Rama. Në aeroport mjeshtri Lili Gregor është shprehur.
?Shpresoj t?i përshëndes shqiptarët jo në shqip, se nuk di, por me koncertin që ne do të japim nesër. Ndërkohë që për surprizën ai ka thënë, se këngët do të jenë të tilla ku nuk do të mungojnë as këngët e njohura lirike italiane".
Dy orë koncert live do të luhen nesër në sheshin ?Skënderbej?. Fonia dhe ndriçimi janë realizuar nga një shoqëri italiane, gjë që mendohet të jetë ndryshe nga koncerti i Dj Bobo, zhvilluar një vit më parë. ?Piccolo Orchestra, Avion Travel? janë financuar për ardhjen në Shqipëri edhe nga shoqëria italiane e energjitikës, ?Enel Power?./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/