#tvora #rtvoranews
Në fushën e Dropullit, në qarkun Gjirokastër, ka nisur korrja e grurit.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, vizitoi një nga fermat të mëdha në vend, që kultivon në atë fushë rreth 500 Ha me drithë, prodhim që shitet i gjithë në tregun vendas.
Ministri premtoi mbështetje për fermerët e kësaj zone përmes programit IPARD dhe investimeve në infrastrukturën e sistemit të ujitje-kullimit.
?Bashkë me kryetarin e Bashkisë Dropull i lashë porosi që të bëjmë një projekt për kanalin kullues dhe vaditës, në mënyrë që këta fermerë të mos vuajnë për asnjë sekondë për ujë. Për të gjithë pjesën e nevojave për makineri bujqësore, programi IPARD është një mundësi shumë e mirë. Ju mirëpresim që të aplikoni për të rinovuar flotën e makinerive bujqësore që nevojiten për këtë procesim gjigant që ka nevojë kjo fermë.?
Gjatë vitit 2019 qarku Gjirokastër kishte të kultivuar rreth 2 mijë Ha me grurë ndërsa prodhimi ishte 6, 228 ton. Shqipëria plotëson rreth 48% të nevojave për grurë me prodhimin vendas.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/nis-korrja-e-grurit-ne-dropull-cuci-programi-i-ipard-mundesia-me-e-mire-zhvillimin
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv