(Pamjet e atentatit) Arrestohet autori i krimit te dyfishte ne Lac

2020-06-23 24

Ky është Eduart Lamaj, personi që vrau Bujar Likën dhe Paulin Gjergjin në Laç, 3 javë më parë.

Është ky personi që qëllon me breshëri me një automatik kallashnikov në drejtim të dy viktimave, derisa zbraz të gjithë karikatorin. Nga video e siguruara nga Televizioni Klan dallohen Eduart Lamaj teksa futet i armatosur dhe i maskuar brenda hotelit. Më pas në lokal hyn edhe një person i dytë.

Në momentet që Eduart Lamaj dhe shoku i tij qëllonin ndaj Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, dy personat e tjerë ruanin me armë të armatosur djalin e Paulin Gjergjit. Djali tenton të afrohet kur dëgjon të shtënat, por ndalohet nga personi i armatosur.

Një nga autorët afrohet te hoteli për të parë si po shkonte atentati.

Pas shkëmbimit të zjarrit, Eduart Lamaj mbeti i plagosur. Ai dallohet në video teksa ndihmohet nga shokët e tij për të dalë nga hoteli dhe për të mos lënë armën e zjarrit në vendin e ngjarjes.

Shokët e tërheqin drejt makinës, pasi Lamaj e ka të pamundur për të ecur.

Pasi u plagos, 30-vjeçari Eduart Lamaj erdhi në Tiranë tek e motra, ku u gjet brenda klinikës ?Amavita?, në hyrje të Qytetit Studenti, pasi i ishte infektuar plaga.

Burime nga policia thanë se vrasësi pagoi 10 mijë euro për dy mjekët Viktor Marku dhe Besim Lama për ta operuar në kliniken private ?Amavita?.

Mjekët e realizuan operacionin dhe siç shihet edhe në këtë foto, këmba po i rikuperohej.

Por ndërkohë që i riu ishte në spital, policia ishte duke e përgjuar, pasi kishte dyshime se ai ishte një nga personat që kryen atentatin.

Sapo ka rënë në gjurmët e tij, RENEA bëri arrestimin e tij. Gjurmët e gjakut të gjetur në vendin e vrasjes përkonin me gjakun e tij.

Policia ka arrestuar edhe dy mjekët të cilën fshehën ngjarjen.

Para hetuesve, Eduart Lamaj ka pranuar vrasjen, por thotë se nuk ka pasur qellim ekzekutimin e tyre dhe se u detyrua t?u kundërpërgjigjet të shtënave.

?Nuk doja t?i vrisja. Shkova te hoteli pasi pronari Ari Allamani më kishte një borxh. Doja të shkatërroja hotelin. Ata më qëlluan me armë prandaj u përgjigja?.

Policia është në kërkim edhe të 3 personave të tjerë që ndihmuan për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se ata janë identifikuar, por emrat nuk bëhen publikë.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange