Arrestohet autori i vrasjes në Laç, e tradhtoi njolla e gjakut,biznesmeni i sallamit shkoi në spital

2020-06-23 0

Kur kanë kaluar rreth 20 ditë nga ekzekutimi i mikut të Ervis Martinajt, Bujar Lika dhe Paulin Gjergji në Laç, është arrestuar një person si autor i dyshuar për ngjarjen. Gazetari i Report Tv, Merin Maçi raporton se është arrestuar i riu i identifikuar si Eduart Lamaj 30 vjeç. Ai është dërguar në klinikën private dy net më parë nga familjarët e tij dhe rasti i tij është marrë përsipër nga dy mjekë, një ortoped i Lezhës dhe një kirurg i spitalit Ushtarakët, të cilët kishin pranuar që të kryenin operacionin, pa e referuar ngjarjen në Polici kundrejt një shume prej 10 mijë eurosh. Për këtë arsye, dy mjekët janë arrestuar nga Policia.

Free Traffic Exchange