VMRO-ja promovoi programin zgjedhor, përmban më shumë se 1000 projekte

2020-06-23 0

VMRO-DPMNE ka prezantuar programin e saj parazgjedhor për zgjedhjet e 15 korrikut. Nga kjo parti thonë se programi bazohet në katër shtyllat si: Shtet efikas dhe institucione të fuqishme, Sektor privat konkurrent, vend i integruar dhe i qëndrueshëm dhe jetë më të mirë për të gjithë qytetarët. Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski deklaroi se programi me cilin do të garojnë përmban më shumë se 1000 projekte.

Fokusi kryesor i projektit ?Ripërtëritje e Maqedonisë? janë ekonomia, sipërmarrja dhe mbështetja e biznesit, ndërsa qëllimi është i thjeshtë, më shumë para për të gjithë. Ne patjetër përmes ri-industrisë dhe zhvillimit ekonomik të vazhdueshëm të arrijmë standarde të bazuara në vlera. Popullit i duhen para në vend të demagogjisë, ndërsa shtetit punë dhe rezultate, në vend të paaftësisë dhe dështimeve - deklaroi Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE.

Sipas kreut të VMRO-DPMNE-së programi parazgjedhor ?Ripërtëritje e Maqedonisë? do të kthejë rininë në vendlindje. Ndërsa me këtë program do të përfitojnë edhe bujqit, pensionistët, të papunësuarit dhe të gjithë qytetarët e tjerë.

Mefail Ismaili

Free Traffic Exchange