?Nostalgji?, rubrika më e re në kanalin e Top Channel Albania e cila do ju shoqërojë çdo të martë në orën 16:00, Premierë e ku do ju risjellim ndër vite prodhime të Top Channel.
Ish shefi analitik I UDB në Kosovë Stijoviç: ?Në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ka pasur të infiltruar persona që punonin për UDB. Kjo ka mundësuar që UDB të ketë informacion të saktë për luftëtarët e UCK dhe aktivitetin e saj.?
Programi ?Exclusive: Nën survejimin e UDB? i realizuar nga gazetari Idro Seferi , operator V. Belic, postproduksion Denada Beqiri, arkiva Erena Haska, vjen me një një intervistë ekskluzive, ish shefi I Analitikës së UDB në Kosovë, Stijovic që tregon për anën tjetër, se çfarë ndiqte UDB në Kosovë, për përfshirjen në strukturat politike dhe në UCK.
Zoran Stijovic, ka qenë dikur një nga njerëzit më të rëndësishëm në Shërbimin Sekret Serb apo Jugosllav të njohur si UDB apo Drzhavna Bezbednost. Shërbimi sekret ka ndjekur shumë ngjarje, mendohet se dikur ka qenë më I fuqishëm se të gjitha strukturat tjera. Por, ende dihet pak. Stijovic, dëshmitar në Hagë, ka dëshmuar në një television serb për shumë ngjarje dhe për to ka shkruar edhe një libër. Ndoshta pak si pjesë e historisë dhe sa lejon një profesion I tillë, ai flet për mënyrën se si kanë vepruar dikur në Kosovë dhe si shërbimi sekret informohej për aktivitetin e lëvizjeve politike në Kosovë dhe deri të UCK-s. Pas grevave të minatorëve në Mitrovicë, e deri tek luftërat në ish Republikat jugosllave, shërbimi ndjek gjithcka. Në Kosovë, shqiptarët braktisin shumicën e institucioneve publike. Në Prishtinë mbyllet televizioni. Me 2 Korrik 1990 deputetët shqiptarë lexuan deklaratën kushtetuese, e më 7 Shtator Kosova u shpall Republikë. Pas kësaj ndodhën zgjedhjet dhe Ibrahim Rugova u zgjodh President. Qeveria në ekzil drejtohej nga doktori, Bujar Bukoshi. Pas Marrëveshjes së Deytonit në vitin 1995, u nënshkruan marrëveshjet për Kroacinë e Bosnjën, por Kosova ngeli jashtë. Revolta nisi një rrugë tjetër. Pas protestave studentore të 1 Tetorit 1997, në pah pak më vonë doli edhe Ushtria Clirimtare e Kosovës. Konflikti apo lufta në mes të shqiptarëve dhe Serbisë përfundoi me bombardimet e NATO-s.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Nostalgji#TopChannel