Report TV -Shëndetësia dha dritë jeshile, por shoqatat e transportit përçahen, rrethet rinisin nesër

2020-06-23 0

TIRANE-Menjëherë sapo ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi rihapjen e transportit publik, disa qytete kanë reguar pozitivisht, duke shprehur menjëherë gatishmërinë për të rifilluar punën. Në Shkodër, Shoqata e Transportit Interurban ka deklaruar se nesër në orën 06:00 do të nisë nga puna dhe do të vazhdojë deri në orën 17:00 të pasdites. Edhe në Korçë, punonjësit e transportit publik kanë deklaruar se do të zbatojnë protokollet e sigurisë.