Pas tre kandidaturave të propozuara nga presidenti Ilir Meta e të rrëzuara më pas, shumica socialiste ka dhënë sinjalet e para pozitive për të votuar Arben Shehun si kreun e ardhshëm të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Përpara komisionit parlamentar të ekonomisë Arben Shehu u thirr në seancë dëgjimore nga shpalosi vizionin e drejtimit të KLSH.
?Synoj klimë bashkëpunimi duke nisur me pushtetin lokal dhe qendror që janë bërthamat e auditimit të KLSH?.
Kjo për të arritur parandalim të problematikave dhe për të krijuar një klimë normale duke shmangur ndëshkimet ligjore.
Parandalimi si mekanizëm zgjidhje situatave.
Puna në ekip me bashkëpunëtorët të drejtat e cdo punonjësi në KLSH.
Respekt vendimmarrje nga stafi.
Rritje performance dhe rezultatesh pa dashur ti mohoj ecurinë e deritanishme këtij institucioni.
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave me 15 vota pro, 2 kundër dhe 1 votë abstenim, e coi kandidaturën e Arben Shehut për tu votuar në parlament.
Votimi i mundshëm pro kandidaturës së zotit Shehu këtë të enjte në parlamenti shihet si një tregues i vazhdimësisë së paradhënie të paqta kohët e fundit mes presidentit Meta dhe kryeministrit Rama, pas një turbulence të fortë marrëdhëniesh këtë fillim viti.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#IlirMeta#ArbenShehu#TopChannel