#tvora #rtvoranews
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, është i pa kënaqur me marrëveshjen për ligjin zgjedhor, duke theksuar se ajo nuk është një reformë që i duhet vendit. Mediu, thotë se çështja e ndryshimit të sistemit është debat i hapur në koalicion opozitar, ndërsa i qëndron bindjes për lista të hapura. Aleati i PD-së i kërkon Bashës që të mos tërhiqet nga kërkesa për qeveri tranzitore.
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, marrëveshjen për ligjin zgjedhor, nuk e quan reformë. Sipas tij reforma zgjedhore nuk ka të bëjë vetëm me procesin e administrimit të zgjedhjeve.
?Nuk mendoj se është reformë zgjedhore, ka të bëjë me administrimin e procesit për sa i përket procesit.?
Qeveria Tranzitore nuk është pjesë e marrëveshjes, por aleati historik i PD-së, thotë se kjo është një kërkesë nga e cila nuk duhet hequr dorë.
?Opozita duhet të ketë një gjë të qartë, se nuk mund të ketë më pak dakordësi se ajo e viti 2017, ku KQZ-në e kishte opozita dhe detyrimin e për identifikimit biometrik dhe votimin e ka qeveria, për shkak të ligjit që është në fuqi.?
Fatmir Mediu, thotë se çështja e ndryshimit të sistemit është debat i hapur brenda koalicionit opozitarë. Në këtë pikë, nuk e ka kompleks të thotë se është aleat me këdo që është për lista të hapura, përfshirë opozitën brenda parlamentit.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/mediu-i-pa-kenaqur-me-marreveshjen-zgjedhore-jam-me-kedo-qe-eshte-lista-te-hapura
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv