Ora News - Rindërtimi, 600 milionë dollarë nga buxheti i shtetit

2020-06-23 6

#tvora #rtvoranews

Rreth 600 mln dollarë do të dalin nga buxheti i shtetit për procesin e rindërtimit në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të shkuar. Gjatë inspektimit të kantierit të ndërtimit në Fushë Krujë, Kryeministri Edi Rama bëri me dije se lista e përfituesve është e mbyllur, pasi janë evidentuar të gjithë.

Fushe Kruje- Me qindra familje kanë mbetur pa një çati mbi kokë pas tërmetit të 26 nënëtori, i cili shkaktërroi objekte të shumta banimi, sidomos në Durrës, Thumanë dhe Fushë Krujë.

Sot Kryeministri Rama vizitoi kantierin e ndërtimit në Fushë Krujë, në të cilin është projektuar të ndërtohet një lagje e re banimi me 100 apartamente dhe 128 njësi individuale, ku do të strehohen rreth 1100 banorë.

?Gjithçka që do u ofrohet atyre që u prekën është shumë shumë herë më cilësore dhe më dinjitoze se ata që kishin.?

Ndërkohë që Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj tregoi edhe shumën që do të dalin nga buxheti i shtetit për këtë proces.

"Do të financohen 340 milionë dollarë, pra 34 miliardë lekë vetëm nga buxheti i shtetit për rindërtimin këtë vit dhe 250 milionë dollarë, 25 miliardë lekë vitin tjetër"

Në Bashkinë e Krujës do të rindërtohen 12 objekte arsimore, të cilat kanë pësuar dëmë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/rindertimi-600-milione-dollare-nga-buxheti-i-shtetit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Free Traffic Exchange