Report TV - Rama dhe Basha tur në Shqipëri, replika në distancë për pagën e luftës

2020-06-23 0

Mëngjesi i kësaj të marte, i gjeti liderët e dy partive kryesore në terren duke takuar qytetarët.

Nga kafeneja ku kishte ndaluar përpara se të inspektonte rindërtimin e një prej shkollave të Fushë Krujës të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, kryeministri Rama tha se janë afro çerek milion shqiptarë të cilët kanë marrë pagat e luftës."Faktet janë fakte, janë duke shkuar afër cerek milionë shqiptarë që kanë marrë pagën e luftës. Gjoni është një prej tyre. Askush nuk ka mbetur vetëm dhe vazhdojmë bëjmë ferifikime. Ne i shkojmë nga prapa të gjithëve për ti dhënë pagat një për një", tha Rama.

Por të kundërtën mendon kryedemokrati. Në ndalesën e radhës të turit të tij pikërisht në Zall Bastar, Lulzim Basha akuzoi kreun e qeverisë që as në periudhën e fatkeqësisë natyrore nuk i është gjendur pranë shqiptarëve, e veçanërisht fermerëve.

"Gjysma e shqiptarëve, gjysma e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë jeton me aktivitetin bujqësor, janë lënë totalisht në harresë jo vetëm që s?kanë marrë asnjë qindarkë gjatë periudhës së covid-it, gjysma e popullsisë është përjashtuar në bllok, a thua se nuk janë qytetarë të këtij vendi, a thua se nuk paguajnë taksa nuk paguajnë TVSH, nuk ia masin kokën me pe për çdo gjë që bëjnë, por më e tmerrshmja është që kjo nuk është një përjashtim. Është e vërteta e 7 viteve të kësaj qeverie, braktisje totale, harresë totale, edhe ato pak para që i vendosin në buxhet për gjoja subvencione, në fakt i përfitojnë 3-4 miq të pushtetarëve të kryeministrit, të cilët janë ose grumbulles, ose njerëz të lidhur drejtpërdrejt me pushtetin, ndërkohë që fermerët në tërësi pavarësisht prej bindjeve politike pavarësisht prej gjeografisë së vendit janë prapa liste, në fakt nuk janë në listë fare", u shpreh Basha.

Free Traffic Exchange