Ministria e Mbrojtjes rikthen ne detyre te akuzuarit per abuzime financiare (20 Qershor 2000)

2020-06-23 0

Lajme Arkiva 2000

Të gjithë të akuzuarit për abuzime financiare me tenderat për Ministrinë e Mbrojtjes për ushqime dhe veshmbathjet e ushtarëve, mund të rikthehen në detyrë. Gjykata i ka shpallur ata të pafajshëm ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka konstatuar vetëm mangësi teknike në dokumentacion, por jo vjedhje.
Drejtuesit në Ministrinë e Mbrojtjes të cilët kanë rezultuar të implikuar në mangësi teknike, janë ulur një vit në përgjegjësi, por askush nuk është penalizuar apo shkarkuar nga detyra.
Drejtoresha Ekonomike në Ministrinë e Mbrojtjes, Nënkolenelja Suzana Agara, tha se për të gjitha artikujt që nga orizi deri tek këpucët, janë blerë me çmime të lira në treg duke i sjellë të ardhura Ministrisë së Mbrojtjes me rreth 670 milion lekë. Për strehimin e 1150 familje ushtarakësh të pastrehë, 300 familjeve do t'u sigurohet strehimi në objektet e lira të ushtrisë gjatë këtij viti.

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/