Wake Up/ Pas karantinës Tirana dhe Durrësi, me normat më të larta të ndotjes dhe të zhurmave

2020-06-23 3

Gjatë periudhës së karantinës, ndotja e ajrit në qytete ra ndjeshëm, ndërkohë që në nivele të reduktuara ishte dhe ndotja akustike. Por a duhet të mbyllemi që të rregullojmë këta parametra, të cilët ndikojnë drejtpërsëdrejti në shëndetin tonë? Në fakt sapo ka përfunduar një studim nga ekspertët e organizatës CoPlan e cila vjen me buletin e dytë "Mushkri të Gjelbra për Qytetet tona". Në këtë projekt janë përfshirë katër qyete: Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Shkodra. Në këto qytete nëpërmjet monitorimeve të vazhdueshme është matur cilësia e ajrit, ndotja nga zhurmat dhe gjelbërimi urban në nivel lokal. Monitorimet janë shtrirë përgjatë 2019 por edhe gjatë 64 ditëve që prej fillimit të pandemisë. Kujtojmë se projektimi "Mushkri të Gjelbra për Qytetet Tona" ka nisur që në 2018 dhe kanë përfunduar pak kohë më parë. Raportet rendisin Shqipërinë në vendin e 17 në Evropë për nivelet e larta të ndotjes së ajrit duke rezultuar në 5350 vdekje të parakohshme të lidhura me ndotjen e ajrit, kryesisht të lidhura me trafikun e rënduar, ndërtimet e tepërta, karburantet me cilësi të dobët etj. Të dhënat për ndotjen e zhurmës gjithashtu tejkalojnë standardin e lejuar me 17% gjatë ditës, dhe 24% gjatë natës. Sa ka ndryshuar situata gjatë kësaj periudhe, si jemi në krahasim me vendet e Bashkimit Evropian për të gjitha këto diskutuam me Rodion Gjokën i cili dha alarmin për normat e larta të ndotjes së ajrit, të zhurmave dhe mungesës së hapësirave të gjelbra. Për ta konkretizuar me shifra sa më aktuale ne bëmë matjet live në dy qytete, të etiketuara si më të prekurat. Në Durrës bëmë matjet e ndotjes së ajrit sot në mëngjes ku rezultoi se ndotja edhe pas reshjeve të shiut vazhdojnë të jenë mbi normat e lejuara nga BE. Ndërkaq në Tiranë bëmë matjen e zhurmave në një nga pikat më problematike të kryeqytetit, pikërisht në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit ku rezultoi gjithashtu se, normat e zhurmave që në mëngjes ishin shumë më lart se normat e lejuara nga BE.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel