Top News - Reforma Zgjedhore/ Duhet të përmbyllet brenda javës

2020-06-23 0

Kjo javë është përcaktuar si e fundit kur duhet të përfundojë hartimi i draftit konsesual të reformës zgjedhore nga këshilli politik. Nëse kjo nuk ndodh , maxhoranca ashtu sic edhe deklaroi kreu i qeveisë edi rama do ta kalojë në Parlament për miratim. mbledhja e fundit e Këshillit Politik ishte të premten që kaloi, ku u diskutua mbi formulën e dytë të propozuar nga opozita e bashkuar për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të KQZ-së. Çështja e KQZ, mandatet e anatyëreve dhe mënyra e funksionimit të komiioneve zgjedhore në nivelet e tjera po mban pezull mbylljen e draftit final të Reformës Zgjedhore. Pas refuzimit të formulës së parë, opozita e bashkuar depozitoi formulën e dytë, sipas të cilës procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të KQZsë bëhet në Parlament, duke iu referuar edhe mënyrës sesi janë ngritur organet e reformës ne drejtësi, që janë miratuar nga të dyja palët vite më parë. Por në një kohë që PD e LSI kanë djegur mandatet dhe nuk kanë përfaqësi në Parlament, kanë gjetur një formulë të ndërmjetme për përzgjedhjen e tyre. Ata kanë propozuar që pasi të shpallet gara dhe Kuvendi të administrojë dosjet e kandidatëve, anëtarët të përzgjidhen nga një komision ad hoc me juristë, ku 3 caktohen nga maxhoranca e zgjedhjeve të 2017-ës dhe 2 nga pakica e dalë nga zgjedhjet e 2017-ës. Më pas, 12 anëtarët e zgjedhur do të duhet të votohen në Parlament me të paktën 84 vota. Por në një kohë kur Grupi Parlamentar Socialist ka vetëm 75 mandate deputetësh, Damian Gjiknuri është shprehur se nuk mund të shmangin edhe opozitën parlamentare, pra, deputetët nga procesi i përzgjedhjes së anëtarëve. Maxhoranca ka garantuar opozitën se do të mbështesë kandidatët e opozitës, por debati qëndron se si do të bëhet ndarja e anëtarëve që do të zgjidhen nga opozita e bashkuar dhe nëse do të ketë të drejtë zgjedhje ndonjë nga opozita parlamentare.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ReformaZgjedhore#KQZ#TopChannel