Top News - Në 7 vite ikën 772 mjekë/ Raporti i Forumit Ekonomik të Vjenës

2020-06-23 1

Largimi i mjekëve dhe i bluzave të bardha nga vendi ynë vazhdon të mbetet shqetesues prej vitesh. sipas një raporti të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Vjenes nga viti 2010 në vitin 2017 janë larguar nga vendi 772 mjekë, me arsim të përgjithshëm ose me specializime pasuniversitare. Ky numër përfaqëson me shumë se tre gjenerata të dala nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Tiranës ku diplomimet mesatare në një vit janë më pak se 200 mjekë. Kjo do të thotë se nga 7 gjenerata të diplomuarish, 3 kanë emigruar gjatë periudhës në studim. Gjithsej numri i mjekëve shqiptare në emigrim është 1029, por 772 prej tyre kanë emigruar nga viti 2010-në në 2017.Shifrat bnesohet se janë edh më të larta pasi largimet e mjekeve dhe bluzave të bardha në përgjithësi kanë vijuar edhe pas 2017 e deri në 2020.Ekspertët e Vjenës analizojnë se pandemia Covid-19 do të nxisë edhe më shumë emigrimin e trupës mjekësore nga vendet në Zhvillim dhe Europa Lindore drejt Perëndimit, pasi pandemia Covid nxori në pah se sistemet shëndetësore në vendet e zhvilluara kishin mangësi. Nevojat më të larta për mjekë në perëndim bashkë me pagat e ulëta të mjekeve në lindje do të nxisin edhe më tej emigrimin e mjekëve nga Shqipëria, duke e dobësuar edhe më shumë aftësinë e sistemit tonë shëndetësor për të ofruar shërbime mjekësore cilësore. Shqipëria është vendi me numrin më të ulët mjekëve dhe infermiereve për banorë ndër vendet e Europës dhe Ballkanit perëndimor, por emigracioni do ta përkeqësojë më tej këtë trend.Në vitin 2017 përllogaritet se 18 për qind e fuqisë punëtore në shëndetësi ndodhet jashtë vendit, veçanërisht në Gjermani. Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, SHBA ja dhe Kanada, janë vendet e preferuara të emigrimit për mjekët shqiptarë. Akti i Migracionit të Aftësuar, i cili u miratuar në Parlamentin Gjerman vitin e kaluar ja hyrë në fuqi në mars 2020 dhe synon të lehtësojë hyrjen në tregun e punës dhe punësimin e profesionistëve me kualifikim të lartë me origjinë nga vendet jashtë BE-së. Lehtësimi i procedurave nga Gjermania mund të nxisë më tej emigracionit drejt këtij vend

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ForumiEkonomik#Vjene#TopChannel

Free Traffic Exchange