Manastirliu: Mbeten ne fuqi masat per Covid-19, hapet transporti publik

2020-06-23 1

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në ditën e përfundimit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore deklaroi se kjo nuk e ul gatishmërinë e autoriteteve përballë Covid-19, pasi epidemia vijon të jetë aktive në vendin tonë.

Ministrja deklaroi se do të vijojnë të mbeten në fuqi të gjitha masat e marra në periudhën e epidemisë, pra nuk do të lejohen grumbullimet, do të vijojë karantinimi i personave që janë të infektuar etj.

Manastirliu u shpreh se çdo thyerje e rregullave do të vijojë të kërcënohet kërcënim për popullatën.

?Përfundimi i gjendjes së fatkeqësisë natyrore nuk e ul gatishmërinë tonë në përballje me këtë virus të rrezikshëm, pasi vendi vijon të jetë në gjendje epidemie dhe bazuar në ligjin për sëmundjet infektive do të vijojnë të jenë në fuqi të gjitha masat që kufizojnë përhapjen e infeksionit. Strukturat e Task-Forcës anti-COVID do të vijojnë të jenë të angazhuara 24/7 në terren në të gjithë territorin, me kapacitet të plotë dhe çdo thyerje e rregullave do të konsiderohet kërcënim për shëndetin e popullatës?, tha Manastirliu.

Situata epidemiologjike ka pasur një trend rritje ditët e fundit, prandaj ministrja kërkoi rritjen e vetëdijësimit për respektimin e distancimit social dhe përdorimin e maskave.

?S?duhet ta lejojmë virusin të na infektojë?, tha Manastirliu, ndërsa shtoi se në fazën e dytë duhet të veprojmë po me të njëjtin kujdes si më parë.

Ajo tha se ekspertët kanë disa skenarë për trajtimin e të sëmurëve në rast përshkallëzimi të mëtejshëm të situatës.

?Secili duke bërë detyrën e tij, të mbrojmë personelin shëndetësor. Është ai që na përgjigjet për çdo problem shëndetësor. Kemi marrë masat gjatë muajve duke siguruar pajisjet mbrojtëse. Me plotësimin e kapaciteteve të spitalit Infektiv, po përgatitemi për hapjen e ish-Kirurgjive në QSUT për të përballuar fluksin actual dhe po përfundojmë rekrutimin e stafit mjekësor dhe infermieror që do të shërbejë në këtë spital. Paralelisht me hapjen e ish-Kirurgjive në QSUT, nëse do të kemi shtim të rasteve në terapi intensive, do të hapim spitalin COVID2, pra spitalin ?Shefqet Ndroqi? dhe në skenarin tjetër, nëse shifrat kapërcejnë këto kapacitete, do të hapet spitali COVID4 në aksin Tiranë-Durrës, I cili do të administrohet nga QSUT?,tha Manastirliu.?, tha ministrja.

Ndërkohë është vendosur që të vijojë transporti publik, por me rregulla strikte.

?Komiteti Teknik I Ekspertëve ka vendosur hapjen e transportit public, por vetëm nën protokolle strikte, tashmë të miratuara, ku vendosja e maskës qoftë nga ata që shërbejnë apo nga qytetarët që e përdorin transportin public, do të jetë e domosdoshme dhe nuk do të tolerohet asnjë thyerje e këtij rregulli?, tha Manastirliu./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram...