Bushati në Report TV: S'ka 15 kushte për Shqipërinë, PE nuk ka kompetencën t'i vërë kushte

2020-06-22 0

Ish ministri i Jashtëm dhe deputeti Socialist Ditmir Bushati i ftuar në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv tha se nuk ka 15 kushte për Shqipërinë për nisjen e procesit të Integrimit, pasi PE nuk ka kompetencat dhe as kuadrin ligjor të vendos kushte për një vend kandidat si Shqipëria. Bushati tha se gjithçka drejtohet nga KE dhe vendet e BE dhe se janë disa detyra që duhen siguruar si reforma zgjedhore e Gjykata Kushtetuese apo ajo e Lartë që të përcaktojnë metodologjinë e integrimit por nuk janë dhe nuk ka as 7 dhe as 15 kushte.