Guvernatori i Bankës Shkëlqim Cani ka akuzuar sot Berishën për shpërdorimin e thesarit të shtetit. Gjatë qeverisjen së Berishës tha Cani, në gusht të vitit 1992 thesari u zhvendos në tunele të pasigurta të Krrabës në vend që t'i lihet në administrim Bankës, gjë nuk ndodhi as në vitin 1996. Meqë Berisha ka deklaruar se ka kopjen e kopjes së kodit të thesarit, atëherë tha Cani, ish Presidenti duhet të ketë kodin e vërtetë të tij.
" I është kërkuar Berishës që ta marrë Banka e Shqipërisë thesarin. I është kërkuar Berishës që të bëhet një rregullore e përbashkët por nuk ka vepruar Berisha. As edhe ministri i asaj kohe, as dhe zëvëndësministri i asaj kohe. Berisha përmend që unë kam kodin, kam çelësa, nuk janë. Unë kam deklaruar siç kam deklaruar prej fillimit. i qëndroj, kam vetëm një kopje të kodit por mesa duket, hetuesia duhet ta ndjekë dhe këtë sepse Berisha thotë se kam kopje të kopjes dhe duket se ka spekulluar në kohën kur ka qënë president se duhet tua ketë marrë kopjen guvernatorëve që kanë trashëguar dhe duket se guvernatorët nuk kanë mbajtur tjetër por kopje të kopjes. Diku herën e fundit me atë që kam parë unë përmendi errësirën që e ka lënë një ish zëvëndësministër i Rendit ka lënë në errësirë tunelin për ta vjedhur. Ka dokumente që po i njëjti gjenerator ka qënë i prishur dhe po i njëjti tunel ka qënë pa dritë dhe e di Berisha këtë. Vallë e ka lënë për ta vjedhur?"/tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/