Sot paradite Kryeministri Ilir Meta ka pritur dy shtangistët pjesëmarrës në Kampionatin Europian të zhvilluar fundin e muajit të kaluar në Bullgari. Kryeministri Meta ka uruar për rezultatet e larta të arritura ku shtangisti Ilirjan Suli fitoi 3 medalje duke qënë pranë titullin Kampion Europe. Reagimi i shumë sportistëve të shquar jashtë shtetit dhe përmirësimi i imazhit të Shqipërisë në botë, ka angazhuar Shqipërinë për një mbështetje më të madhe për sportin.
Ne kemi sportistë të talentuar por me të duhet punuar deri në fund është shprehur Meta. Fituesi i tre medaljeve, Ilirjan Suli falenderoi për mbështetje nga ana e qeverisë duke premtuar për rezultate më të mira. Ai i dhuroi Kryeministrit Meta një fotografi të fiksuar pas fitores në Bullgari. Palestra e re e peshëngritjes do të inagurohet shumë shpejt. Unë kam besim se përmirësimi i kushteve do të sjellë rezultate më të larta dhe progres dhe në sporte të tjera ka thënë ndërmjet të tjera Kryeministri Meta.
Qeveria në fund të muajit Maj ka miratuar vendimin për shpërblimin e cilësisë së lojërave sportive dhe përgatitjet për lojërat olimpike "Sidnej 2000". Ilirjan Suli në kampion të Europës është shpërblyer me 3 milion lekë ndërsa Ilir Kafarani me 2 milion lekë. Gjithashtu qeveria ka vendosur se pavarësisht nga të ardhurat e tjera, pagat për sportistët në prag të lojërave olimpike të jetë 100 mijë lekë në muaj./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/