62-vjeçari në Infektiv vdes nga COVID-19, nuk kishte asnjë sëmundje tjetër - Vizion Plus

2020-06-22 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shënohet viktima e 45 nga koronavirusi në Shqipëri. Një 62-vjeçar, prej dhjetë ditësh në terapi intensive, humbi jetën në Spitalin Infektiv.Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, ai nuk kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.?Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i rikujton qytetarëve rëndësinë që ka respektimi i masave mbrojtëse, pasi referuar ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik, virusi është prezent, ka transmetueshmëri dhe nuk e ka humbur forcën e tij virusale. Nga fillimi i epidemisë, 45 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19. Aktualisht janë të shtruar mbi 80 pacientë në shërbimin infektiv dhe janë mbi 790 raste aktive me COVID19 në vend.?