Kërkohej në 'Pa gjurmë' si e humbur, mësohet se vajza prostituonte në Tiranë me klientë VIP !

2020-06-22 3

Historia e shtetases Z.M u denoncua e zhdukur, por në realitet shfrytëzohej në hotelet luksoze të Tiranës për prostitucion. Ndërsa tutori i saj është dënuar me 7 vite burg, ku nga përgjimet e policisë kanë zbuluar dhe klientët VIP të vajzës që shfrytëzohej për prostitucion.

Gjykata e Tiranës, ka dënuar me 7 vite burgim Bejo Breshon, si personin përgjegjës të shfrytëzimit si prostituta të tre vajzave në Tiranë. Ky shfrytëzim kryhej në ambientet e hotelit luksoz në Tiranë, ku shtetas italianë e shqiptarë, janë vënë në vëzhgim dhe përgjim nga policia gjatë diskutimeve që bënin për 'sigurimin' e vajzave për marrëdhënie seksuale. Një ndër vajzat që ka qenë pjesë këtij rrjeti prostitucioni është trajtuar dhe në emisionin ?Pa gjurmë? në Report Tv, ku shtetasja Z.M, është denoncuar si e humbur por që më pas u lokalizua dhe u gjend në Telaviv të Izraelit.
Në dosjen e prokurorisë thuhet se Z.M, shfrytëzohej si prostitutë në Tiranë nga Bejo Bresha. Së bashku me Z.M, kanë qenë dhe dy vajza të tjera që shfrytëzoheshin, më konkretisht I.M dhe A.I. Tutori kryesor i këtij rrjeti të vajzave eskortë në Tiranë, Bejo Bresho, është deklaruar fajtor dhe dënuar me 7 vite burgim nga gjykata e Tiranës.
Nga përgjimet telefonike rezulton se Bejo Bresha, ka kryer telefonata me klientin K.H., i cili rezulton të jetë drejtor sportive i një ekipi futbolli në Shqipëri. Njëherësh emri i K.H, ka dalë dhe në dosjen e vendosjes së tritolit tek banesa e prindërve të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, pasi karta e telefonit që u gjend në sasinë e eksplozivit, i përkiste pikërisht atij.
Sipas dosjes së prokurorisë së Tiranës, K.H i kërkon Bejo Bresha, t'i ofrojë femra me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale, duke përcaktuar edhe çmimin që do të paguhej, ndërsa Bresha i siguroi vajzën me iniciale I.M. Në këtë bisedë rezulton se K.H, i dërgon sms Bejo Bresho me këtë përmbajtje ??200 thuaji, për nesër??.
Një ditë më pas është organizuar një tjetër takim i drejtpërdrejtë, ndërmjet K.H. dhe një vajze tjetër me iniciale Z.M., që është raportuar në emisionin ?Pa gjurmë? si e zhdukur.
Ndër të tjera në dosje thuhet se Bejo Bresho ka pasur komunikime të vijueshme me I.M dhe Z.M. duke iu siguruar klientë italianë dy vajzave dhe se do të takoheshin në një hotel luksoz në Tiranë. Nga këto përgjime rezulton se në orën 23:45 ka një komunikim ndërmjet Bejo Bresho dhe Z.M, ku flasin lidhur me çmimin, ndërsa kjo e fundit e pyet për numrin e dhomës.
Në përgjime del se pas takimit, vajzat komunikojnë me tutorin Bejo Bresho, në të cilën kërkohet të merret një sasi më e lartë parash pasi secila nga vajzat I.M. dhe Z.M kishin qëndruar secila me nga dy klientë, për katër orë gjithsej.
Ndërkohë një episod tjetër që prokuroria dhe policia kanë arritur të dokumentojnë për sa i përket shfrytëzimit të vajzave për prostitucion është dhe rasti kur Bejo Bresho, ka çuar me makinën e tij vajzën A.I drejt një hoteli ku e pret K.H. Pasi kanë qëndruar për gati një orë në ambientet e hotelit në Tiranë, va...

Free Traffic Exchange