Mbyllja e kufirit me Malin e Zi godet turizmin - News, Lajme - Vizion Plus

2020-06-22 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Turizmi po merr goditje të parikuperikuperushme. Sikur të mos mjaftonte pezullimi i transportit brenda e jashtë vendit, tashmë mbyllja e kufirit me Malin e Zi është një tjetër masë negative për të gjithë operatorët turistike, të cilët sytë i kanë këtë sezon veror nga vendet e rajonit.Ne ishim investuar këto dy javë me marketing si dhe me marrëveshjet e arritura me partnerët tanë në malin e zi, për të fokusuar këtë seoznin mes vëndeve tona. Por vendimi më I fundit I qeverisë malazeze, është një mënyrë e sjellshme për të na thëne ne shqiptarëve që nuk ju duma, për shakk të numrit të lartë të të infektuarve. -thotë Rezaerta Kushi, turoperatore. Mbyllja e kufitit me malin e zi do të thotë mbyllje e kaitviteit turistik për të gjithë industrinë tonë-thotë Flamur Baruti, agjent turistikPor e gjithë kjo situatë ka efekte negative për të dy vendet, por më të prekurit janë shqiptarët të cilët janë frekuentues të rregullt gjatë fundjavave, në bregdetin malazez.Jemi në një paqartësi totale. Shpresojmë shumë që ky vendim të rishikohet brenda kësaj jave, në të kundërt do të jetë shumë penalizues. Imagjinoni të ndodhë dicka e ngjashme në 1 korrik me Greqinë-vijon më tej KushiNe sapo kishim lidhur kontratat me disa nga hotelet me të mëdha në budva dhe zonat përreth, janë kontrata që funksionojnë në në bazë parapagimi. Nga e shtuna, qeveria malazeze mori vendim për të mbyllur kufirin me shqipërinë pa afat. Vendimi kërkon që cdo qytetar që kërkon të hyjë në territorine malit të zi duhet të ketë bërë analizën e Covid-t të paktën 48 orët e fundit, një masë kjo e cila duket e pamundur të konkretizohet pët ata që janë për qëllime turistike.