#tvora #rtvoranews
Zgjedhjet e të dielës që lamë pas në Serbi përveçse betonizuan rolin e Vuçiç në politikën serbe me 190 mandate deputetësh në Kuvend, shënuan një rezultat historik edhe për shqiptarët.
Pesë partitë shqiptare që garuan nën siglën e "Luginës së Bashkuar" në Preshevë arritën të marrin 1% të votave, që do të përkthehet me 3 ose 4 deputetë në parlamentin serb.
Analisti, Shkodran Ramadani, në një lidhje me skype për Rtv Ora thotë se përfaqësimi sado modest, është një lajm i mirë.
Ai vlerëson se Shqipëria e shfrytëzoi më së miri mungesën e opozitës serbe në zgjedhje, duke bërë bashkë në një platformë partitë shqiptare.
Ramadani: Fitorja e thellë e Vuçiç do ta bëjë atë më dominant. I fundit që kishte një përqindje të tillë në zgjedhje ishte Zoran Xhinxhiç në vitin 2000. Serbia po shkon drejt autokracisë. Sa i përket faktorit shqiptar, zgjedhjet e djeshme janë lajm i mirë, si asnjëherë më parë shqiptarët do të kenë 3 ose 4 përfaqësues. Është avancim i pozicionit, sado modest. Mosdalja në zgjedhje e disa partive opozitare automatikishrt e ka faktorizuar votën shqiptare, Shqipëria e ka shfrytëzuar për mrekulli.Përmes një roli proaktiv të ministrit Cakaj, Shqipëria ka luajtur rol vendimtar në bashkimin e partive shqiptare në një listë të përbashkët.
Testi i radhës për shqiptarët do të jetë Maqedonia.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shkodrani-duhet-zgjidhje-politike-pakot-ekonomike-miliardeshe-nuk-jane-ilaci-plaget-e-kosoves-dhe-serbise
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv