MPB-ja, e gatshme për zgjedhje të drejta

2020-06-22 0

MPB-ja ka formuar shtabin qendror operativ, që duhet t'i planifikoj dhe realizoj të gjitha aktivitetet zgjedhore. Janë formuar edhe shtabet lokale nëpër sektorët e punëve të brendshme që zgjedhjet më 15 korrik të kalojnë pa vërejtje.

Trajnimet e policëve janë duke u zhvilluar në bashkëpunim me misionin e OSBE-së në Shkup, dhe gjithashtu është përgatitur një aplikacion për këtë qëllim. Po merren të gjitha masat e nevojshme dhe unë mund t'i siguroj qytetarët se Ministria e Brendshme garanton se do të kemi proces zgjedhor siç kërkohet nga çdo vend evropian, që në mënyrë të sigurt të gjithë ta shprehin vullnetin e tyre në kutinë e votimit"-tha Toni Angellovski, Zëdhënës i MPB-së.

Sipas ligjit të ministrisë së brendshme, policët nuk duhet jashtë orarit të punës, të vendosen në funksion të partive politike. Duhet të përmbahen nga çdo provokim i aktivistëve të partive politike. MPB-ja do të intervenojë në rast se gjatë fushatës do të vërehet ndonjë parregullsi ose në ditën e zgjedhjeve regjistrohet ndonjë tentim për thyerjen e kutive të votimit ose votim familjar.




Vesna Vellkova

Free Traffic Exchange