Ende pa filluar zyrtarisht fushata, partitë në kërkim të votave në terren

2020-06-22 0

Jo dy ditë, por disa javë para fillimit zyrtar të fushatës, partitë politike nuk kanë rreshtur së organizuari aktivitete për promovimin e ideve të tyre dhe sulmimin e kundërshtarit. LSDM-ja akuzon VMRO-DPMNE-në për aktivitete joligjore zgjedhore dhe paralajmëron kallzime.

Dëshmi është fillimi i parakohshëm i fushatës nga VMRO-DPMNE-ja, bartësit e të cilës, kandidatët ëpr deputetë, gjatë fundjavës, publikisht shëprndanë, matrial partiak propagandist zgjedhor gjë që është në kundërshtim me ligjet dhe për të cilën do të dorëzojmë kallzime përkatëse nëpërmjet institucioneve?-pohoi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Vetë partia e Zaevit, filloi aktivitetet zgjedhore të drejtuara bartësit e listave për deputetë që në fund të muajit maj, akoma pa u caktuar zgjedhjet. Aktivitete në terren, pothuajse në secilin qytet secilën ditë ka edhe VMRO-DPMNE-ja. Partia e Hristijan Mickoskit akuzon LSDM-në për fushatë pa program por me kërcënime duke pretenduar për sulme dhe kërcënime të vazhdueshme ndaj funksionarëve të tyre Igor Durllovski, Rashela Mizrahi, Aleksandër Nikollovski.

 Në këto zgjedhje, nga LSDM-ja, opinioni nuk do të shohë program por bomba. Në këto zgjedhje, beteja e Zaevit do të jetë me frikë dhe gënjeshtra. Ekzekutorët nuk i dimë, por frymëzuesit po. Pas meje është frymëzimi për sulmin bombardues mbi objektin familjar të Vllado Misajllovskit?-theksoi Naum Stoillkovski, VMRO-DPMNE.

Aktivitetetet shumë kohë para fushatës i kanë filluar edhe partitë shqiptare. BDI-ja e cila pothuajse kurrë nuk organizon konferenca për media, tani del para tyre secilën ditë. ASH-ja dhe Alternativa po ashtu kanë pasur disa aktivitete të parakohshme. Shteti akoma nuk ka krijuar mekanizma për të kontrolluar aktivitetet partiake jashtë afatit zyrtar të fushatës.

Fatlume Dervishi