Report TV -61 gjoba për shoferët në Durrës, nuk respektuan masat anti-COVID

2020-06-22 0

61 gjoba janë vendosur për drejtuesit e mjeteve në Durrës, të cilët nuk kanë respektuar protokollet e sigurisë lidhur me masat anti-COVID. Policia e Durrësit i ka fokusuar kryesisht kontrollet në drejtuesit e mjeteve që nuk respektojnë distancë fizike dhe numrin e personave që mbajnë brenda në makinë, sidomos në automjetet që transportojnë punëtorët e fasonerive, por edhe në automjetet private apo të institucioneve në tërësi.