Karta Identiteti pa afat për të moshuarit - News, Lajme - Vizion Plus

2020-06-22 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjithë qytetarët që janë mbi 75 vjeç nuk do të kenë më nevojë që të rinovojnë kartën e tyre të identitetit.Nga propozimi I Ministrisë se Brendshme, pritet të përfitojnë afro 150 mijë qytetarët që janë mbi 75 vjeç duke marrë kështu një kartë identiteti pa afat.Sipas zv/ministres Rovena Voda, kjo bëhet për të shmangur koston e procesit si dhe marrjen e shenjës së gishtërinjve për shkak të pamundësisë fizike për të shkuar pranë zyrave të aplikimit.është bërë vetëm për kartën e identitetit dhe jo për pasaportën biometrike.Ndërkohë pasaportat dhe kartat e identitetit që janë shtyrë deri më 31 dhjetor të 2020, do tu vijnë në ndihmë të gjithë shqiptarëve që aktualisht janë jashtë vendit.Shtyerja e afatit u miratua në parim në Komisionin e Sigurisë dhe pritet që të kalojë edhe në Kuvend në seancën e rradhës plenare.