Vetëm 20 ditë pasi ringriti traun, Mali i Zi ka vendosur të bllokojë serish kufirin me Shqipërinë.
Situata e përkeqësuar e Covid-19 ka detyruar qeverinë fqinje të lejojë kalimin vetëm të shtetasve shqiptarë që paraqesin dokumentacionin se brenda 48 orëve të fundit kanë kryer testin me tampon dhe ka rezultuar negativ. Nga ky kufizim përjashtohen udhëtarët që kanë një funksion/nevojë thelbësore, si:
? profesionistët shëndetësorë, kërkuesit mjekësorë;
? personeli i angazhuar me transportin e mallrave dhe çdo personel tjetër transporti;
? diplomatët, stafi i organizatave ndërkombëtare, personeli ushtarak dhe punonjës të ndihmës humanitare gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre;
? Kategori të veçanta pasagjerësh në tranzit ku përfshihen edhe shtetasit shqiptarë që zotërojnë një pasaportë të një prej vendeve të bashkimit Evropian duke përjashtuar vetëm Italinë dhe Belgjikën.
? Personat që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare në Malin e Zi, ose për arsye të tjera humanitare.
Edhe kjo familje nga Kosova, e cila prej vitesh jeton në Itali u detyrua të kthehej mbrapsht pasi policia malazeze nuk i lejoi të vazhdonin më tej.
Për shtetasit nga vende si Gjermania, Franca apo Spanja, nuk ka probleme. Julian Weigl nga Dortmundi pasi kaloi disa ditë pushimi në Shqipëri ka vendosur të rikthehet në shtëpinë e tij.
?Kam 9 ditë në Shqipëri duke shëtitur dhe duke shijuar vendi, tani do kthehem në Gjermani. E dua këtë vend është shume i bukur. Jam ndjerë shumë i sigurt këtu, njerëzit janë fantastikë. Në fillim kisha pak frikë nga virusi pasi nuk isha i sigurt se si njerëzit do të më përgjigjeshin duke qenë se jam udhëtar, por isha i mirëpritur kudo.?
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MaliiZi#TopChannel