Karantinohet një sekretare gjyqësorë në Tiranë! Vëzhgimi i Report TV: Nuk ruhet distancimi social

2020-06-22 0

Në Gjykatën Penale të Tiranës paçka maskave dhe matjes së temperaturës në hyrje të sallave të gjykimit, distancimi fizik dhe tuneli dezinfektimit edhe pse hyrje daljet arrijnë në mbi 500 persona në ditë mungojnë.

Një vëzhgim i kamerës së ReportTv sjell pamjet se si në hyrje qytetarët qëndrojnë ngjitur me njëri-tjetrin pa respektuar distancën edhe pse është një ndër kushtet për mos përhapjen e Covid-19.Ndërkohë burime bëjnë me dije se një prej anëtarëve të stafit të sekretarisë gjyqësore është karantinuar pasi familjarë të saj janë identifikuar me covid-19 dhe dyshohet se është dhe ajo e prekur.

Interesimit zyrtar administrata e gjykatës iu përgjigj se ky rast nuk është identifikuar me një përgjigje të institutit të shëndetit publik dhe ata janë në pritje të rezultateve.

Në rast se do të ketë një covid-19 të prekur sipas administratës atëherë do të ketë një reduktim të aktivitetit gjyqësor për shkak të karantinimit të detyrueshëm për pjesën tjetër.

Pak metra larg këtij institucioni qëndron Gjykata e Posaçme e cila në ndryshim me dhomën penale tiranë e ka vendosur një tunelin e dezinfektimit, i cili është funksional.

Prej nisjes zyrtare të pandemisë covid-19 dyshohej se covid është futur edhe në gjykata, ndërsa ky është rasti i dytë pas atij të Shkodrës ku një punonjëse e gjykatës rezultoi pozitiv.

Free Traffic Exchange