Digjet pylli ne plazhin e Golemit - (18 Qershor 2000)

2020-06-22 1

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Gjashtë mijë metra katror pyll me pisha janë djegur sot në drekë në plazhin e Durrësit. Zona e Golemit, pranë Malit të Robit, e njohur ndryshe me emrin ?Pishat e buta? është bërë shkrumb e hi brenda një ore. Këto që shikoni janë pamjet e pyllit pasi kanë hyrë zjarrfikësit e Kavajës, Durrësit, Tiranës dhe Lushnjes.

Shkaqet e rënies së zjarrit nuk janë saktësuar plotësisht, por sipas specialistëve flakët mund të kenë ardhur si pasojë e temperaturave të larta. Zjarrfikësit kanë mbërritur në plazhin e Golemit, pas një telefonate të një pushuesi. Shefi i repartit të zjarrfikësve për Kavajën tregon se përhapja e zjarrit ishte shumë e shpejtë.

?Pamë vatrën e zjarrit dhe luftuam direkt, në të gjitha drejtimet, duke patur edhe mbështetjen e policisë së Kavajës, njëkohësisht kërkuam edhe ndihmën e plazhistëve dhe të Inspektoriatit Pyjor?.

Zjarrfikësit e katër rretheve të vendit kanë arritur të fikin brenda një ore flakët, ndërkohë me gjithë shpejtësinë e mundshme 6 mijë metra katror pyll, kanë mbetur shkrumb e hi./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/