Mali i Zi ‘frenon’ COVID-in nga Shqipëria, mbylli kufirin, lejohet vetëm hyrja tranzit me tampon

2020-06-22 0

Prej mesnatës Mali i Zi ka mbyllur kufirin tokësor me Shqipërinë pas rritjes së numrave të të infektuarve në javët e fundit. Pala malazeze lejon hyrjen vetëm tranzit, por me kushtin që personi që kalon kufirin të ketë bërë tamponin në 48 orët e fundit dhe të jetë negativ. Shkak i mbylljes së bërë rritja e numrit të të infektuarve në javët e fundit në Shqipëri.  

"Nisur nga numri në rritje i shtetasve të infektuar aktiv në vendin tonë, që aktualisht e kalon numrin 700 (limit ky i vendosur më parë nga autoritetet malazeze dhe që e kalon shifrën 25 të infektuar për 100.000 banorë), autoritetet malazeze kanë vendosur të mbyllin kufijtë tokësorë me Shqipërinë dhe të lejojnë hyrjen tranzit në territorin malazez vetëm për shtetasit që prezantojnë në kufi dokumentin e testimit negativ ndaj COVID-19, të bërë brenda 48 orëve" thotë ministria e Jashtme shqiptare. Mbyllja e kufirit është e vlefshme deri në një vendim të dytë të Njësisë Operacionale të Krizës në Podgoricë.Nga ky kufizim përjashtohen udhëtarët që kanë një funksion/nevojë thelbësore, si:
- profesionistët shëndetësorë, kërkuesit mjekësorë;
- personeli i angazhuar me transportin e mallrave dhe çdo personel tjetër transporti;
- diplomatët, stafi i organizatave ndërkombëtare, personeli ushtarak dhe punonjës të ndihmës humanitare gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre;
- Kategori të veçanta pasagjerësh në tranzit;
- Personat që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare në Malin e Zi, ose për arsye të tjera humanitare